Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin se edhe ky 8 prill e ka gjetur komunitetin e romëve jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Meta shprehet në “Facebook” se ka ardhur koha që institucionet t’i lënë premtimet dhe të ndryshojnë situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të këtij komuniteti.

 

“Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *