E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta komplimente Arta Dades: Një Trëndafil që spikat mes trëndafilash

Presidenti Meta është tepër aktiv në rrjetet sociale me postime te natyrave të ndryshme.

Vec politikës, në shumë raste ai nuk nguron të ndajë me të gjithë ndjekësit e vet edhe vizita në vende te ndryshme e takime me njerëz të zakonshëm apo figura të rëndësishëm të artit, kulturës, muzikës e sportit.

Këtë herë Meta ka postuar impresionet e takimit në Spiten të Lezhës me gazetarin Nikoll Lesi dhe me politikanen e njohur Arta Dade.

Ndaj kësaj të fundit, Meta nuk i kursen edhe elozhet  duke e konsideruar një trëndafil mes trendafilave që gjeti në këtë zonë.

Reklamë

Meta shton se me socialisten Dade ndau shumë kujtime dhe ide.

Vlen të theksohet fakti se Arta Dade është një kundërshtare e politikës së Edi Ramës dhe mënyrës sesi ai po qeveris.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë