E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta komenton deklaratat e Ramës: Shashka për të larguar vëmendjen

Ilir Meta i cilësoi shashka deklaratat e socialistëve se shumë shpejt në Kuvend do të ndërmerret nisma për shkarkimin e Presidentit.

 

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit u shpreh se Rama po tenton të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme, për të cilat tha se  duhet të hetohen.

 

Reklamë

“Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefshme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku. Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë