Presidenti Meta I bën apel partive politike që të hapin 100% listat e kandidateve për deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një postim të bërë në facebook, Meta kërkon që qytetarët të zgjedhin pas 12 vitesh më në fund deputetet.

Meta shton se parlamenti është degraduar aq shumë, duke e krahasuar me një asamble kooperative që, sipas kreut të shtetit ka qënë edhe më mirë madje.

Duke i konsideruar disa nga palët politike shakaxhinj të “integrimit”, Meta shton se edhe 100 vite me parë Shqiperia ka pasur parlamentarizëm të shkelqyer.

 

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *