E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta kërcënon me dorëheqje

Ndërkohë që klima politike është tejet e nderë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërcënoi se do të japë dorëheqje. Në një fjalim me tone të larta ne seance, kryeparlamentari u shpreh se votat e LSi-së janë për reformën, por ai do te largohej nga posti që mban. Meta në fjalën e tij mbajti që qëndrim kritik edhe ndaj ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Kreu i Kuvendit nuk la pa përmendur detyrimin patriotik për votimin e reformës. Por tashme po konfigurohet qartazi fakti se reforma në drejtësi do miratohet dhe se ish-dy aleatët, Berisha dhe Meta do të jenë të detyruar ta votojnë reformën në vështirësi. Megjithatë, kjo tregon që ata nuk e duan këtë reformë, por e bëjnë të imponuar. Për të kaluar më pas në një plan “B” për destabilitet politik në vend.

Më shumë video

Reklamë