E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta kërcënon me dorëheqje nga posti i Presidentit

Ndërsa përplasja mes LSI-se dhe PS-se sa vjen e thellohet Ilir Meta nuk e përjashton si opsion dorëheqjen nga posti i presidentit. I ftuar ne emisionin KAPITAL ne Vizion Plus kreu i kuvendit është gati te beje çdo hap qe do ti shërbente stabilitetit.

 

Me një gjuhe mjaft te ashpër ish kryetari i LSI akuzoi Edi Ramen me te cilin ndau katër vjet qeverisje se përdor kriminelet dhe banditet. Ilir Meta shprehet i vendosur te pengoje me çdo kusht siç thotë ai instalimin e një regjimi oligarkik.

 

Reklamë

Meta shkon edhe me tej kur thotë se  armata e te rinjve do te ruaje votat ne te gjithë Shqipërinë.

 

Ish kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim akuzoi Ramen e Bashen për shkarkimet ne administrate te cilat i quan tërësisht me prapavije politike.

 

Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave te numrit dy te Partisë Socialiste duke thëne se nuk I trembet kërcënimeve e se Gramoz Ruci nuk do te jete ne parlamentin e ardhshëm.

Më shumë video

Reklamë