Subscribe

Presidenti Meta në fund të fjalës së tij deklaroi se do të firmosë direkt në shesh dekretin për ligjin e betimit të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese dhe jo vetem kaq.

 

Është detyra ime si kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit. Jam i lumtur që Kushtetuta e Popullit ka sot në këtë shesh Popullin e Kushtetutës. Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin te Lana të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj.Vdekje grushtit të shteit, rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me pak, duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist.

 

Por ndërsa konfirmoi një gjë të tille, Meta lëshoi  edhe paralajmerimin më të fortë për shpërndarjen e parlamentit.

 

“Nëse pucistet nuk do të marrin seriozisht kërkesën tonë që ata të tërhiqen nga grushti I shtetit, ju premtoj se deri në afatin për realizimin e reformës në drejtësi, më 15 mars unë do të firmos shpërndarjen e parlamentit pucist. Mbajeni mend, do ta firmos dekretin ne mes te parlamentit pucist”.

 

Meta shtoi se sot populli votoi për vdekjen e grushtit të shtetit.

 

Duke puthur flamurin kuqezi, Meta tha se ky eshte vetem fillimi dhe se ai nuk ka treguar as 10% te krimeve te kesaj mazhorance kunder sovranitetit te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *