Subscribe

Ilir Meta ka reaguar serish per 30 qershorin dhe 13 tetorin e tij. Ne nje qendrim te publikuar ne faqen zyrtare te Presidences, kreu i shtetit atakon Kolegjin Zgjedhor, i cili sipas tij, nuk ka asnje te drejte te gjykoje dekretin e Presidentin te Republikes.

 

 

Sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekreteve të Presidentit, pasi këtë të drejtë nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

 

Meta kembengul se dekreti per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit eshte ende ne fuqi dhe eshte i zbatueshem per te gjithe.

 

 

Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

 

Me pas Meta ndalet tek 13 tetori, data e re e dekretuar prej tij, date ne te cilen kreu i shtetit kembengul se do te mbahen ligjerishte zgjedhje dhe se ky akt i tij eshte ne fuqi.

 

Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit.

 

E ne fund, kreu i shtetit edhe njehere u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *