Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet krah një blegtori të ri në Bregun e Zabërzanit.

Duke marrë shkas nga takimi me të riun, Meta shkruan se mbështetja që duhet t’iu krijohet blegtorëve të rinj duhet të jetë më e madhe, me qëllim ndalimin e shpopullimit dhe pakësimin e blegtorisë.

“Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *