Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka vendosur te kaloj ne heshtje ndryshimet e votuara ne Parlament për ligjin “për mbrojtjen e te miturve nga përdorimi i alkoolit”, ku ne liste shtohen dhe pijet energjike dhe ato te gazuara me sheqer te shtuar.

 

Ligj ky qe është kundërshtuar nga bizneset e pijeve te gazuara, te cilat i kane dërguar dhe letra kreut te shtetit.

 

Veç ndalimit te shitjes se pijeve energjike dhe atyre te gazuara për fëmijët, ne ligj parashikohet dhe ndalimi i publicitetit për to.

 

Me konkretisht ndalohet transmetimi i publiciteteve për këtë kategori pijesh, brenda programeve drejtuar te miturve si dhe 60 minuta përpara dhe pas tyre.

 

Po ashtu, ndalohet prodhimi dhe transmetimi i spoteve publicitare ku janë te mitur qe konsumojnë pije te gazuara dhe me sheqer te shtuar.

Edhe pse reagimi i bizneseve ka qene i madh, tashme ligji ka hyre ne fuqi, duke i lënë afat 6 muaj televizioneve dhe kompanive publicitare për te miratuar rregullat për spotet publicitare, te cilat do duhet te jene ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *