Meta ka një dhuratë të veçantë për homologen kroate

Presidenti i Republikës Ilir Meta në mbyllje të vizitës së presidents kroate në vendin tonë Kolinda Grabar Kitaroviç, i ka dhuruar asaj një libër.
Në shenjë mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë, Meta i ka dhënë homologes së tij kroate librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë” të shkrimtarit Milan Šuflaj.
“Në përfundim të vizitës shtetërore në Shqipëri të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë pata kënaqësinë t’i dhuroj librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë” të Milan Šuflajit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së lashtë të shqiptarëve! God bless Albanian-Croatian friendship!”




