Subscribe

Shqipëria do të ndihmoje refugjatët që do tentojnë të hyjnë ne territorin e saj, por do të marrë masa për të frenuar valën e pakontrolluar të emigrantëve. Ky është mesazhi që kryeparlamentari Ilir Meta në një shkrim me titull “Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm”, për një të përditshme gjermane. Meta tha se masat e palës shqiptare janë në të njëjtën linjë me ato të Brukselit.

“Dhe duhet të jemi të qartë se, përsa kohe që korridoret përmes Ballkanit mbeten të bllokuara, së shpejti mund të synohen rrugë të tjera, për të tentuar kalimin përmes Shqipërisë në drejtim të veriut apo kalimi i Adriatikut drejt Italisë. Ata tashmë janë pranë kufijve tanë. Si një vend europian, Shqipëria do të marrë përsipër përgjegjësinë e saj si përkundrejt qytetarëve të saj ashtu dhe përkundrejt BE-së,  sikurse do t’i  ofrojë ndihmë njerëzve në nevojë. Në bashkëpunim me BE dhe me fqinjët tanë ne do të marrim masa parandaluese për të përballuar një situate të tillë të mundshme. Ndërkohë, Shqipëria do të veprojë në mënyrë proaktive për të shmangur një valë migratore të pakontrolluar. Ne po punojmë me partnerët tanë për të forcuar kapacitetet tona për kontrollin e kufijve. Por ne nuk do të ndërtojmë mure.”

Në shkrimin e tij, kreu i parlamentit thekson se vendet e Ballkanit përfshi dhe Shqipërinë, duhet te tregohen te kujdesshëm per te moslejuar kalimin ne evrope te terroristeve te fshehur mes emigranteve.

“Ne duhet të marrim gjithashtu dhe masa përkundrejt rrezikut real të depërtimit të terroristëve me masat e refugjatëve me synim depërtimin e tyre në Europë. Ne po marrim masa ndërkohë për të forcuar kapacitetet për një regjistrim dhe verifikim sa më të plotë të personave që mund të hyjnë në vendin tonë. Për këtë është e nevojshme që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese, si dhe një mbështetje më të gjerë nga ana e BE-së. Çdo vend tranzit që preket nga valet migratore duhet të jetë në gjendje të verifikojë, se personat që paraqiten si azilante nga vendet e luftës janë vërtetë ata që pretendojnë të jenë. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se këta persona nuk kanë lidhje me grupet terroriste dhe për këtë duhet një shkëmbim i shpejtë i të dhënave biometrike me vendet e BE-së.

Meta thekson se Shqipëria sikurse dhe vendet e tjera duhet te bëjnë kujdes për respektimin e te drejtave te emigranteve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *