Meta: Jemi të vendosur për negociatat

Në vijim të vizitës së tij në Austri, presidenti Ilir Meta u takua me kryetarin e parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit. Në kuadër të presidencës së austriake të BE, presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet. Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur vendim pozitiv për çeljen e negociatave.




