Duke marrë shkas nga verifikimi i dy rasteve me koronavirus në Itali, presidenti Ilir Meta bën thirrje që të merren masa të forta për parandalimin e këtij virusi në territorin shqiptar.

 

Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstantuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh.Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike.Shpresoj dhe inkurajoj për marrjen e masave më të forta parandaluese.

 

Kreu i shtetit shprehet se vendi unë është i ekspozuar ndaj virusit të rrezikshëm, e për këtë arsye duhet të vihet në dispozicion çdo mjet, me qëllim që ky virus të mos depërtohet. Ai solli në kujtesë edhe rastin me SARS, 17 vite më parë.

 

“Jemi në një proces komunikimi. Mendoj se rastet e konstatuara në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, tregojnë shumë qartë se ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe me çdo mjet depërtimin e këtij virusi në vendin tonë.Ashtu sikurse e theksova edhe më parë, Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjitha mundësitë në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmëri maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *