Presidenti Ilir Meta i doli në mbështetje homologut të tij kosovar, Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, pas aktakuzës për krime gjatë luftës së Kosovës.

Në një reagim në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se beson te pafajësia e tyre dhe se Lufta e UÇK-së kundër gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ishte e drejtë dhe vendimtare.

Ai shtoi se janë ngritur akuza edhe më herët ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *