E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta ironizon: Ja shpjegimi shkencor si u shumuan votat e 30 qershorit!

Presidenti Ilir Meta nuk ndalon së ironizuari numërimin e votave për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Këtë të dielë kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një koment të një qytetari, ku Meta përmes tij i jep “shpjegim shkencor” shumimit të votave në kutinë e numërimit.

 

Qytetari i identifikuar si Soni Dako ironizon numërimin duke thënë se: “kanë bërë seks votat me njëra-tjetrën brenda kutive të votimit dhe janë shumuar”.

 

Ndërkohë presidenti Meta duke e lidhur me komentin e tij kërkon nga qytetarët  të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve.

 

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!””.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë