Subscribe

Për Ilir Metën, largimi i Agron Çelës drejt Partisë Socialiste është thjesht një numër më pak. I ftuar në studionin e Quo Vadis në Vizion Plus, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh i bindur se lëvizja surprizë e deputetit me popullaritet të qarkut Shkodër drejt mazhorancës nuk do të ketë asnjë efekt negativ elektoral në 14 maj.

 

 “Nuk kam pasur asnjë komunikim. Kemi qenë para tre javësh në Shkodër. Kemi kaluar shumë mirë. Disa ditë para se dilte ky lajmi ka qenë në mbledhjen e kryesisë, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë. Kemi humbur vetëm një numër. Nuk kam asnjë shqetësim. Ai ka bërë një zgjedhje të tij, është e drejta e tij”, u shpreh ai në “Vizion Plus”.

 

Meta vlerësoi kandidatët e dalë nga Primaret duke shprehur bindje të plotë se opozita do të mundë atë që konsideroi regjim mafioz të Ramës, dhe do të sigurojë qeverisje në qytetet e mëdha si Tirana, Elbasani dhe Durrësi.

 

Nuk shoh asnjë skenar tjetër përveç fitores. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Elbasan. Këto tre bashki janë të sigurta sepse i njoh por jam përqëndruar edhe vetë gjatë kësaj fushate. Pa dyshim që potenciali është për fitore sa më buindëse në të gjithë vendin. Kanidatët janë superkandidatë. Jo vetëm kandidatët që identifikohen me ndryshimin sepse janë fugura të reja por edhe bashkëpunuese me komunitetin. Është nevoja për një ndryshim të përgjithshëm dhe kjo është favorizuese”, .

 

Pavaresisht kembenguljes se moderatores Pranvera Borakaj, Meta hezitoi të zbardhë detaje në lidhje me marrëveshjen me Berishën për listat e këshillave bashkiak në 14 maj, çka është edhe fokusi kryesor i Partisë së Lirisë.

 

Ish-Presidenti shënjestroi fort edhe Bashën duke e akuzuar se po tenton të uzurpojë PD-në përmes gjykatave për të vijuar pazaret me Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *