Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me opinionin e fundit të Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se zbatimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Ai shprehet se ka qenë bashkëpunues me të gjitha institucionet, me qëllim që reforma në drejtësi të rifitojë besimin e qytetarëve.

“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara”, shkruan Presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *