Presidenti Ilir Meta deklaroi në konferencën e së premtes se do t’i miratojë menjëherë ndryshimet në Kodin Zgjedhor nëse palët politike dakordësohen.

Kreu i shtetit theksoi se në hapësirën kohore që Kodi do e lejojë, ai do të shpallë ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme edhe nëse nuk arrihet një konsensus.

Mes të tjerash, Meta shtoi se nuk do të bëjë asnjë konsultim formal me asnjë forcë politike.

“Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, cicërimat që ka progress për Këshillin Politik. Do e firmos atë konsensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me konsensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *