E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: I trishtuar nga tërmeti i rëndë në Kroaci

Edhe presidenti Ilir Meta shprehu tishtimin e tij për tërmetin e fuqishëm të rënë në Kroaci. Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria dhe Kroacia do të qëndrojnë krah për krah për ta kaluar edhe këtë sfidë.

 

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë. ????????????????????” u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

 

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën poshtë rrënojave deri tani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Vazhdo të lexosh