E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta i “tërheq veshin” politikës në Kosovës: Udhëheqësit të mendojnë për pandeminë

Në lidhjen e tij live për emisionin “7 pa 5” këtë të enjte, presidenti Ilir Meta nuk la pa komentuar as krizën politike në Kosovë. Meta deklaroi se krerët politikë në Kosovë duhet të kenë prioritet pandeminë e koronavirusit dhe më pas të mendojnë për politikën.

 

Reklamë

 

“Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në çështjet e brendshme të Kosovës sepse ajo ka institucionet e saj, dhe Kushtetutën e saj. Për të gjithë ne mbetet e rëndësishme që të respektohet Kushtetua e Kosovës. Kjo është mjaft shqetësuese jo vetëm për shqiptarët ne Shqipëri, por për të gjithë shqiptarët. Përballimi i kqësaj situate, e kësaj pandemie duhet të jetë prioritet për të gjithë udhëheqësit e Kosovës dhe të mendojnë si të japin një zgjidhje pro-Kosovë dhe jo një reagim anti-Kurti apo ku e di unë.”

 

 

Të mërkurën vonë, Kuvendi i Kosovës pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti që ishte kërkuar nga LDK, partnere e koalicionit me “VV”.

Më shumë video

Reklamë