E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

Meta i shqetësuar: Shembja e Teatrit, akt i programuar shkombëtarizues

Kur flitej për masat e marra për pandeminë, u duk se presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kishin gjetur gjuhën e përbashkët.

Por gjithçka u “shkatërrua” kur në zbardhje të së dielës policia dhe IMT nisi prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Meta jo vetëm u pozicionua kundër, por e cilësoi këtë një akt të mafias dhe kërkoi madje edhe hetim ndërkombëtar.

Këtë të martë, ai ka shpërndarë një analizë të profesorit të ekonomisë, Sherif Bundo. Duke u mbështetur në fjalët e këtij të fundit, kreu i shtetit tha se shkatërrimi i Teatrit ishte i programuar për të shkombëtarizuar vendin.

“I dashur Profesor Bundo, Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!”

Vazhdo të lexosh