Pas dërgimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në spital, presidenti Ilir Meta përcolli një urim për shërimin sa më të shpejtë të tij. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore. Kreu i shtetit uroi që Johnson ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe të rikthehet në krye të punëve.

 

“?? I Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij! Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë! ?????”

 

Sipas mediave të huaja, shtrimi në spital i Boris Johnson u bë me këshillë të mjekut të tij personal për të parandaluar përkeqësimet. Johnson u infektua dhjetë ditë më parë me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *