Meta i quajti ndërkombëtare palaço/ Reagon BE: Deklarata të papranueshme

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave te presidentit Ilir Meta kundër ambasadorëve që sugjeruan dërgimin e çështjes së kushtetueses në komisionin e Venecias.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic është shprehur se deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të be-se në tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale, janë krejtësisht të papranueshme.
“Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.”




