Subscribe

Presidenca reagoi pas daljes publike të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, që i kërkoi falje presidentit Ilir Meta pse opozita dogji mandatet.

 

Zëdhënësi Tedi Blushi vlerësoi reflektimin e Kryemadhit dhe shtoi se për Metën, votat u blenë.

 

Ai njoftoi se Ilir Meta do të rikthehet në LSI në vitin 2022, kur të mbarojë mandatin e presidentit.

 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve. Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor. Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve. 🇦🇱”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *