E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta i papërmbajtshëm: Qeveria e rrëzuar prej kohësh dhe pa legjitimitet

Presidenti Meta vazhdoi retorikën e ashpër dhe sulmet ndaj kryeministrit Rama, këtë radhë nga Kopliku ku mori pjesë në  ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe  nderimit të jetës, veprës dhe heroizmit të 77 Dëshmorëve të Atdheut të rënë për lirinë e trojeve shqiptar.

 

Sipas kreut të shtetit kjo qeveri nuk ka legjitimitet.

 

Reklamë

Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën.Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor dhe i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit .

 

Meta shtoi se asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës. Ai pati edhe disa pyetjeve për mazhorancën.

 

Presidenti ka qënë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar i kushtetutës. Thonë se po e dëmton Shqipërinë jashtë, kam një pyetje për ju ? Kush i ka cuar cështjet në Venecia? Presidenti apo pseudomaxhoranca? Menduan se do blejnë edhe një opinion gjysmak, edhe për të rrëmbyer të vetmin institucion të popullit shqiptar. Pse janë kundër 5 qershorit? Psë janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë s’ ka nevojë të kemi më Kosovë të pavarur.

Më shumë video

Reklamë