Presidenti Ilir Meta ktheu këtë të martë një tjetër ligj në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjin “Për tregjet e kapitalit”, për të cilin kreu i shtetit kërkon nga mazhoranca që ta rishqyrtojë.

Ai argumentoi në dekret se ende nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit. Meta sqaroi se problem përbëjnë niveli i lartë i borxhit publik, kreditë e këqija dhe informaliteti i koorporatave. Presidenti nuk kurseu kritikat për deputetët.

“Si President i Republikës, jam shumë i shqetësuar nga mungesa e vëmendjes së deputetëve në shqyrtimin e projektligjeve. Duket qartë se debati parlamentar në drejtim të përmirësimit të propozimeve ligjore ka rënë ndjeshëm. Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit të projektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, thuhet në arsyetimin e presidentit në kthimin e ligjit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *