Presidenti Ilir Meta ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një posimi në “Facebook”, kreu i shtetit përsërit thirrjen e tij ndaj qeverisë për shtim të numrit të testimeve dhe rimbursim të pacientëve që mjekohën në shtëpi. Po ashtu, ai kërkoi që të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

“Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *