Presidenti Meta i kërkon informacione kryeministrit Rama, njëherësh ministër i Jashtëm, mbi synimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.

Në një letër zyrtare, kreu i shtetit dëshiron të dijë nga Rama komunikimin që ai ka kryer me homologun grek Micotakis, ose me zyrtarë të tjerë grekë, për këtë çështje.

Meta kërkon të dije edhe qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj këtij vendimi si dhe pasojave kombëtare e ndërkombëtare që mund të vijnë.

Ne fund, presidenti i kërkon kryeministrit që ta vërë në dijeni mbi veprimet që planifikohen të ndërmerren nga qeveria, ndaj pasojave që mund të lindin prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.

 Pak ditë më parë, kryeministri Rama bëri të qartë se negociatat me Athinën zyrtare vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *