Subscribe

Ende nuk ka nje date për mbledhjen e Parlamentit per reformën ne drejtësi, por kryetari i kuvendit Ilir Meta është shprehur optimist se kete muaj do te kemi nje seance te suksesshme per miratimin e vetingut.

Shpresojmë të fiksojmë datën për të miratuar ligjin për vetting-un, por njëkohësisht edhe një datë tjetër për dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit.

Dy ligjet e tjera te cilat pritet te miratohen këtë muaj jane ligji per strukturën anti-korrupsion dhe ai per institucionet e drejtësisë dhe pavarësisht se mazhoranca i ka votat për t’i kaluar ato ne parlament, Meta ka theksuar rendesine e konsensusit me opozitën.

Qëndrimi është ky: Që duhet të vazhdojmë në linjën e konsensusit.

Meta ka vlerësuar edhe vendimin e presidentit Nishani per te mos hedhur shortin per anëtaret e Këshillit te Emërimeve.

Mendoj se Presidenti i Republikës ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Në rast se ai nuk ka mundësi të ushtrojë mundësinë e tij, kjo është përgjegjësia jonë si kuvend që duhet të plotësojmë kuadrin ligjor.

Ndërsa ne lidhje me zgjedhjet ne Diber, Meta ka deklaruar se kjo është thjesht nje beteje lokale.

Këto janë çështje lokale dhe dega lokale e lsi-së ka pasur dhe ka marrëveshjet e saj me degën lokale të partisë socialiste dhe do të ecim duke i qëndruar këtyre marrëveshjeve.

Ne momentin qe komisioni i reformës mbyll shqyrtimin e ligjit per vetingun atëherë kreu i parlamentit Ilir Meta pritet te thërrasë konferencën e kryetareve, per te caktuar datën se kur do te mblidhet seance per te miratuar ligjin e pare te reformës ne drejtësi, ligjin e vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *