Sport
Meta i dorëzon flamurin kombëtar sportistëve për në Lojërat Olimpike Rinore

Presidenti i vendit Ilir Meta i dorëzoi flamurin kombëtar, ekipit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e tretë të lojërave olimpike rinore “Buenos Aires 2018”, në Argjentinë.
Reklamë
Duke iu drejtuar sportistëve, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme si boks, peshëngritje, atletikë dhe not, meta vuri në dukje se, ekipi ynë kombëtar i të rinjve i ka të gjitha mundësitë që falë talentit, të arrijë rezultate mbresëlënëse.
Kreu i shtetit uroi që ky ekip të ngrejë më lart autoritetin e vendit tonë në arenën sportive ndërkombëtare. Duke i uruar suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, presidenti i republikës ia dorëzoi flamurin kombëtar boksieres Elsidita Selaj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




