E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: I dënoj me forcë rastet e abuzimit seksual të vajzave

Presidenti Ilir Meta, duke shpërndarë foto nga protesta e sotme në Tiranë, dënoi rastet e abuzimit seksual.

 

Ai deklaroi mbështetjen e tij për protestat qytetare, duke theksuar se çdo rast përdhunimi duhet të ndëshkohet ligjërisht.

 

Reklamë

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor.”

 

Qytetarët e Tiranës u organizuan në protestë këtë të diel, duke e nisur marshimin nga sheshi “Nënë Tereza”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë