E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, maskat kanë rënë

Si për Teatrin Kombëtar, presidenti Ilir Meta kërkon një hetim ndërkombëtar edhe për zbatimin e reformës në drejtësi.

I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shqetësimin e ambasadores amerikane se po tentohet të vritet reforma në drejtësi, Meta ra dakord me të kur përmendi lojëra.

Reklamë

“Unë kam 4 vjet që them stop lojërave me reformën në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë sepse ka 4 vjet që shohim vetëm lojëra. Shqetësimi është i drejtë sepse aktorët politikë kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik, por krytear shteti. Dhe ka qenë gjithmonë në krye të detyrës së tij edhe përsa i takon reformës në drejtësi. Dhe nuk ka surprizuar askënd as partnerët vendas, dhe as ndërkombëtarët. Për çdo akt që presidenti ka ndërmarrë, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve dhe ju e dini sesa lojëra janë bërë dhe janë zhvilluar. Unë përsëri jam i gatshëm që të ballafaqohen të gjithë aktorët për të parë se kush ka bërë dhe vazhdon të bëjë lojëra me reformën në drejtësi. Do të kërkoj hetim edhe për zbatimin e reformës në drejtësi. Ilir Meta është ballëlartë sepse çdo veprim të tijin e ka mirëdokumentuar.”

Sipas kreut të shtetit, Yuri Kim nuk mund ta ketë fjalën për të personalisht kur flet për marrëveshje të fshehta.

“Maskat e reformës kanë rënë tani. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që i bëjnë lojëra popullit shqiptar. Vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja. Unë e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë seç kam takuar çdo ambasador amerikan në Shqipëri, por asnjëherë nuk ju kam lajmëruar që erdhi ambasadorja apo nuk erdhi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë