Subscribe

Ilir Meta mblodhi kryesinë e Partisë së Lirisë për të skicuar të ardhmen e Partisë së Lirisë, një të ardhme ku duket se jo pak gjëra do të ndryshojnë. Në këtë mbledhje kryesie, ku mungonte ish-kryetarja Monika Kryemadhi, Ilir Meta paralajmëroi se Partia e Lirisë nuk do të ketë dy drejtues

“Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit. Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrjes, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.

Lexo edhe :

Related Posts

Meta shfrytëzoi kryesinë për të përcjellë mesazhin se në Partinë e Lirisë nuk do të ketë lidhje nepotike, që në pamje të parë duket se i adresohet bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi e cila aktualisht është anëtarë kryesie

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti e të gjitha strukturat tona, duke i thënë dhunë mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim”, shtoi kreu i PL.

Në mbledhjen e kryesisë mungoi edhe nënkryetari Endri Braimllari, i cili gjatë kohës që partia drejtohej nga Monika Kryemadhi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm. Por pavarësisht mungesës sot Ilir Meta e shkarkoi nga dy postet që ai mbante në parti, nga posti i sekretarit politik në Korçë e Tiranë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *