Presidenti Ilir Meta ka vizituar Teqenë e Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit nga ku u ka uruar të gjithë shqiptarëve një javë të mbarë.

 

Presidenti Meta e ka bërë urimin në një postim në Facebook, ndërsa ka shprehur urime edhe për të gjithë besimtarët bektashinjë dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin në malin e shenjtë të Tomorrit.

 

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni! Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *