Subscribe

Pas dekretimit “live” të ndryshimeve në Kodin Penal, kreu i shtetit Ilir Meta kërkon që të ketë një fushatë informimi për qytetarët.

Me anë të një letre nisur institucioneve kompetente, Meta tha se fushata e informimit do të ndihmojë qytetarët të kuptojnë më mirë ndryshimet në Kodin Penal.

“Të gjitha kufizimet, masat e veçanta apo rregullat, shkelja e të cilave sjell sanksione administrative e më pas, penale, të nxjerra nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave apo çdo organ tjetër i ngarkuar nga ligji, t’i nënshtrohen një fushate të gjerë e të vazhdueshme informimi publik, përpos botimit të detyrueshëm dhe brenda afatit në Fletoren Zyrtare; Fushata e inofrmimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale; Pushteti vendor dhe qeveria duhet te rrisin kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave më jetësore të shtresave më në nevojë dhe sidomos të pensionistëve, të cilëve iu është kufizuar liria e qarkullimit; Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, të jetë i dokumentuar.”

Meta tha se duhet të ketë edhe një bashkëpunim mes autoriteteve.

“Në këtë këndvështrim, zbatimi i normës penale në mënyrë të unifikuar, ka një funksion garantues për liritë themelore të njeriut dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.”

Në një konferencë të mbajtur pak ditë më parë, presidenti mbështeti ndryshimet e bëra në Kodin Penal për pandeminë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *