Subscribe

Presidenti i zgjedhur ka nisur ate qe lajmëroi te premten e qe e quajti turi i falenderimeve. Ilir Meta është takuar me te rinjtë e Lëvizjes Rinore per Integrim ne Tirane. Meta tha se te rinjtë përbejnë fuqinë transformuese te Shqipërisë.

 

 “Forca kryesore e ndryshimeve, e transformimeve të Shqipërisë në të gjitha kohërat ka qenë rinia dhe nuk mund të jetë ndryshe. Nuk ka forcë më të madhe, nuk ka fuqi më të madhe, nuk ka shpresë më të madhe për një popull se sa ëndrrat e fëmijëve dhe të të rinjve. Fuqia e LSI-së është solidariteti. Fuqia e LSI-së është rinia, dhe fuqia e vërtetë e rinisë është bashkimi i saj i cili është i konkretizuar kaq mirë dhe kaq bukur tek Lëvizja Rinore për Integrim.”

 

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun Tiranë, Klajda Gjosha. Ministrja e integrimit u shpreh se  politika nuk është një lojë, por ka në dorë jetën e çdo qytetari ndaj sipas saj kërkon sakrifica te mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *