E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta fton në takim Ramën e Bashën: Ejani diskutojmë për datën zgjedhjeve

Meta fton në takim Ramën: Eja diskutojmë për datën zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta i bëri ftesë kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS, të takohen për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të vitit 2020. Përmes një letre të nisur Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, Meta shprehet se është momenti të nisin konsultimet. Takimin kreu i shtetit e kërkon në të premten.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese, neni 92, germa “gj”, pas jhyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara me ligjin nr. 101/ 2020, si edhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, Presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte, datë 04.09.2020, ora 11.00, pranë Instituticionit të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama dhe/apo persona të tjerë të autorizuar prej tij.”

Një letër Meta i nisur edhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Aty presidenti fton kryedemokratin Lulzim Basha në takim. Takimi pritet të mbahet po të premten, në orën 12.00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë