Subscribe

Presidenti Ilir Meta shpjegoi se letra që i dërgoi Komisionerit për Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, kishte për qëllim të ndihmonte Komisionin Evropian për ngërçin që ka sjellë ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

 

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit theksoi se letra nuk kishte për qëllim bllokimin e integrimit të Shqipërisë.

 

Meta njoftoi Varhelyi se mazhoranca ka miratuar një ligj antikushtetues në Kuvend për të komplikuar dhe thelluar krizën që ka kapur Gjykatën Kushtetuese. Ai theksoi në letër se inkurajon hapjen e negociatave me BE-në dhe jo të kundërtën, siç pretendon kryeministri Rama dhe Taulant Balla.

 

“Këtë situatë e shkaktoi maxhoranca. Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve që ka bërë presidenti se duhet zbatuar reforma vetëm sipas Kushtetutës të bërë me unanimitet, 140 vota. Si është zbatuar reforma? Me një shumicë ilegjitime të dalë nga zgjedhjet e dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut në të gjithë Shqipërinë me ligje antikushtetuese që kanë rrëzuar Kushtetutën, që nga zgjedhja me 69 vota  eprokuorit të Përgjithshëm e deri tek betimi i Lanës. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu ?!  Ka vetëm një interes pushtet absolut për të mbrojtur korrupsionin absolute dhe për të minuar interesat publike dhe kombëtare. Kush na bën moral ne për integrimin e BE-së, Zonja e Bilalit që e bllokoi për një kryetar të qarkut të Fierit e ngriu 3 vjet procesin e integrimit.  E në fund e detyrova zonjën Bilali që të votonte ligjet që të zhbllokohej ky proces. Unë isha I detyruar ti shkruaja komisionerit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *