Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar këtë të enjte me Raportuesin e Parlamentit Europian Knut Fleckeinstein.

 

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, kreu i shtetit shkruan se në këtë takim është diskutuar mes tjerash se reformat e vërteta në fushë  e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

 

Ndërkohë nw njw conference per mediat eurodeputeti Fleckeinstein ka komentuar mosdekretimin e ministrit Lleshi nga ana e presidentit Ilir Meta. Ai është shprehur se të gjithë kanë një interes të përbashkët dhe ajo është që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.

 

“Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë. Informacionet që kam unë janë të gjitha pozitive. Nga ana tjetër nuk e dimë nëse kemi të gjitha informacionet, sepse presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë personi që mund të kritikoj presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi pritet mirë, por kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *