E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Meta e Thaçi urojnë Kosovën për fitoren

Ndeshja e përfaqësues së Kosovës me Republikën Çeke është ndjekur nga afër nga shumë lider politikë, mes të cilëve presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

 

Kreu i shtetit Meta është shprehur se këtë të shtunë ka përjetuar emocione të jashtëzakonshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Reklamë

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”

 

Gjithashtu presidenti Thaçi ka ndjekur nga afër ndeshjen e Kosovës kundër Çekisë, ku në fund të ndeshjes shkruan se ky ekip nuk e njeh dorëzimin, vazhdojnë me fitore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë