Subscribe

Presidenti Ilir Meta sqaroi foton në Gjirin e Lalzit, ku ai duket me kapuç dhe akuzohet se ka qenë duke pritur në takim njerëz të inkriminuar. Kryetari i shtetit shpjegoi para gazetarëve pse e mban kapuçin. Ai mohoi në mënyrë kategorike që të takohet me njerëz të krimit.

 

“Unë e përdor kapuçin sepse unë bëj edhe një çikë sauna, pas sportit. Kur fryn erë, jam i detytruar të dal dhe të lëviz. Kjo është arsyeja. Kryeministri të vijë këtu dhe të më thotë personin që takoj. Unë takohem me të gjithë Shqipërinë, por kurrsesi me njerëz që janë në kërkim. Zero, zero, zero, OFL do të fillojë punën me një ritëm të paparë më 26 prill. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket.”

 

Për këtë çështje, ironizoi më herët edhe kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë. Ai tha se nuk kanë faj patronazhistët, kur presidenti shfaqet me kapuç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *