E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: E papranueshme dhuna ndaj banorëve të Unazës së Re

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të papranueshme përplasjen e policisë me banorët në Unazën e Re.

 

Në një postim në Facebook, Meta duke bërë përgjegjëse për këtë ngjarje qeverinë shkruan se dhuna qe po u shkaktohet prej muajsh familjeve që preken nga ndërtimi I Unazës së Madhe është e patolerueshme.

 

Reklamë

Meta u bën apel banorëve që të mos bien pre e provokimeve ndërsa fton palët që të ulen menjëherë në dialog.

 

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë