E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: “Drejtësia” të ecë përpara

Ndërsa kampet politike kane marre nje jave kohe per te gjetur konsensus per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe ate te Prokurorisë, kryetari i LSI, Ilir Meta, ka theksuar se konflikti politik s’duhet te deformoje themelet e sistemit te ri te drejtësisë. Nga Fieri, gjate nje takimi me strukturat e LSI, Meta ka theksuar se është e rëndësishme qe reforma ne drejtësi, te eci përpara.

“Por drejtësia është një fushë ku të gjithë duhet të jenë të përmbajtur dhe të kujdesshëm në mënyrë që me frymën konfliktuale të mos deformojmë as themelet e sistemit të ri të drejtësisë pas miratimit me konsensus të Kushtetutës, që u vendos më 21-22 korrik dhe as në funksionimin e institucioneve të reja.”

Pas nje muaji, Levizja Socialiste per Integrim do te zhvilloje zgjedhje ne te gjitha strukturat e saj dhe Ilir Meta ka bere thirrje qe partia te hapet ndaj njerëzve te rinj.

“Le ta shfrytëzojmë gjithë këtë fushatë gjer në 6 nëntor dhe deri në Konventën Zgjedhor për të hapur më tej LSI, për të reflektuar në të gjitha nivelet dhe për të fuqizuar më tej frymën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit edhe vetë brenda LSI, por sidomos midis LSI dhe faktorëve të tjerë politik.”

Reklamë

Meta ka theksuar rendesine e procesit te dekriminalizimit, i cili do te mbahet parasysh per njerëzit qe do hyjnë ne Parlament, por edhe per anëtaret e LSI qe do te marrin poste publike.

 

Më shumë video

Reklamë