Subscribe

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta akuzoi shumicen socialiste se ka marre nen kontroll sistemin e drejtesise.

 

Gjate nje komunikimi me gazetaret, Meta deklaroi se nuk ka besim se Prokuroria do te zbardhe ceshtjet e ngritura nga opozita pasi sipas tij qeveria ka shfrytezuar reformen per te kapur sistemin e drejtesise.

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Besoj se faktet jane te panumerta se drejtesia e re, ka pasuar nje metamorfoze anti kushtetuese ne krijimin e institucioneve te reja pasi kjo qeveri permes kontrollit te vettingut padyshim ka nje kontroll te qarte ndaj drejtesise se re.  Duhet nje permbysje politike per ti dhene mundesi drejtesise te jete e pavarur dhe te justifikoje pritshmerite qe ka pasur opinioni publik”.

 

 

Nga ana tjeter Meta akuzoi qeverine per politikat e saj ekonomike, duke filluar nga koncesionet, tek kontratat e lidhura gjate pandemise dhe deri tek sektori I ndertimit.

 

 

“Është e domosdoshme ndërmarja e masave të menjëhershme drastike për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku Shqipëria është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave), veçanërisht në kushtet kur kullat në Tiranë, sikundër është bërë publike edhe nga denoncimet e mediave ndërkombëtare, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.”

 

Duke iu referuar FMN, Meta mbeshteti rekomandimin per adresimin e mangësive të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet, si dhe për nevojën e një mbikëqyrje të ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *