Presidenti Ilir Meta e nisi ditën këtë të premte me një mesazh drejtuar mazhorancës. Ai tha se Parlamenti do të ketë një mundësi të fundit për të zbatuar marrëveshjen e “5 Qershorit” për të mos penguar hapjen e negociatave.

 

“Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit. Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.”

 

Deklaratën Ilir Meta e bëri gjatë një takimi me Chritina Vasak, të cilës i mbaroi mandati si ambasadore e Francës në Shqipëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *