Mazhoranca është e bindur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

 

Më 9 qershor në Parlament do të votohet për raportin e Komisionit Hetimor dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pret që Meta të shkarkohet me lehtësi.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” me moderatoren Pranvera Borakaj, Spiropali tha se mazhoranca do të njohë më pas vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

“Në datën 9 ne finalizojmë shkuljen e një personazhi antishtet nga karrigia e presidentit. Raporti për ngritjen e komisionit u votua me 98 vota dhe ne nuk presim më pak, presim më shumë vota. Çdo deputet i arsyeshëm i Kuvendit të Shqipërisë do të votonte shkarkimin e një presidenti që ka shkelur me të dyja këmbët betimin e tij si president i vendit. Ne patjetër që njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për ne moralisht dhe politikisht, Ilir Meta nuk është më President i Republikës. Ilir Meta është vetëshkarkuar kur ka vendosur të zgjedhë gjuhën e urrejtjes dhe ka sjellë përçarje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *