Subscribe

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të kalojë përmes dialogut politik. Qëndrimi vjen nga Presidenti i Republikës, cili theksoi se zgjidhja duhet të vijë në respekt të Kushtetutës dhe jo veprimeve të njëanshme.

 

 “Si President dua të nënvizoj, që duhet të respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejt, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.”

 

Vonesën në dekretimin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Kombëtar, kreu i shtetit e arsyeton me kujdesin që duhet bërë në vendimmarrje të kësaj rëndësie.

 

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe Presidenti duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare.”

 

Deklaratat presidenti Meta i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun malazez Filip Vijanoviç. Vendimi i Prishtinës për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, krerët e dy shteteve thanë se e presin me durim.

 

 “Për marrëdhënien me Kosovën ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është mbyllur mes dy qeverive dhe ne me durim shikojmë procesin. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe e kuptojmë se brenda në Kosovë duhet shqyrtuar me ngadalë. Ne duam liberalizimin e vizave në Kosovë dhe këto çështje të zgjidhen sa më parë. Ne asnjëherë nuk kemi dëshiruar të ndikojmë.”

 

Presidentët Meta e Vujanoviç theksuar se mes dy vendeve nuk ekzistojnë çështje të hapura. Ata nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh, duke vënë në dukje  respektimin e të drejtave të pakicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *