Subscribe

Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti Sergio Mattarella kanë nderuar figurën e Skënderbeut.

 

Gjatë takimeve që po zhvillon Kalabri në kuadër të vitit “Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, presidenti Meta teksa thekwsoi kontributin e dhënë nga Arbëreshët si për Italinë ashtu edhe ndaj Shqipërisë, solli në kujtesë kontributin dhe ndihmën e madhe që dha heroi ynë kombëtar në mbrojtje të krishtërimit.

 

“Jemi pikërisht këtu në gjurmët e Jorenim De Rada. Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por edhe historia. Kemi një moment kulmor të marrëdhënieve tona. Heroi ynë kombëtar për vite me radhë jo vetëm mbrojti lirinë tonë, por u bë mburojë e krishterimit dhe qytetërimit. Fatkeqësisht me vdekjen e tij, pushtimi osman solli edhe lëvizjen e Arbëreshëve drejt Italisë.”

 

Meta mes tjerash përshëndeti kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e identitetit të tyre, duke përfshirë gjuhën e Skënderbeut, e cila është folur 6 shekuj më parë dhe me dinakëri vijon sot e kësaj dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *