Subscribe

Drejtues të institucioneve shtetërore dhe lider të partive politike në Shqipëri kanë përshëndetur miratimin e ligjit në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Ushtrisë.

 

Gjatë një postimi në faqen e tij në facebook fill pas kalimit të këtij ligji në parlament, presidenti Meta shkroi se kjo gjë dëshmon se Kosova është e aftë në marrjen e përgjegjësive të reja. Kreu i shtetit shtoi se krijimi I Forcave të Armatosura duhet të shërbeje për të kontribuar në paqen dhe stabilitetit e rajonit të ballkanit.

 

 

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.

 

 

 

 

Nuk mungoi edhe urimi nga kreu i opozitës Basha i cili e konsideroi këtë akt si, ngjarjen e dytë më të rëndësishme në histori pas pavarësisë!

 

Urime Kosovë për Ushtrinë! Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *